
Kërcënimi terrorist është ende i lartë në Bashkimin Europian dhe mund të rritet.
Ne ende nuk kemi arritur në atë pikë, por jemi gjithmonë vigjilentë.
Kështu tha në një konferencë për media, komisionerja e Bashkimit Europian për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.
“Ne shohim gjithashtu ndryshime në modelet e veprimit, me më shumë sulme të ujqërve të vetmuar”, tha Johansson.
Ajo paralajmëroi gjithashtu rrezikun e një rritje të “radikalizimit” të lidhur me konfliktin izraelito-palestinez.



