Rusia ka vendosur të hënën të mbyllë kufijtë e saj shtetëror si një masë paraprake për të parandaluar përhpajen e virusit Covid-19 në vend.
Ndërsa, Moska ka urdhëruar 12 milionë banorët e saj të vetizolohen në shtëpi.
Autoritetet kanë theksuar se ata do të lejohen të dalin vetëm për nevojat bazike, si blerja e ushqimeve, puna apo trajtime mjekësore.
“Gradualisht, por në mënyrë të qëndrueshme, do të vazhdojmë të forcojmë kontrollin, ashtu siç është e nevojshme në këtë situatë”, tha kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin.
Në Moskë janë mbyllur edhe qendrat tregtare, restorantet dhe parqet publike të paktën me një afat kohor prej 7-të ditësh.
Mbyllja e kufijve nuk do të aplikohet për diplomatët rusë apo drejtuesit e kamionëve të mallrave.
Zyrtarët rusë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se një rritje e mprehtë e numrit të rasteve në vend pritet në ditët në vijim, për shkak të testimeve të shtuara në Moskë.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi ka kaluar 1,500, ndërsa tetë pacientë kanë humbur jetën./RT/



