Tubimi elektoral i PS në Librazhd me respektim të masave anticovid?/ Biçaku organizon “mega party”(VIDEO)

Tubimi elektoral i PS në Librazhd me respektim të masave anticovid?/ Biçaku organizon “mega party”(VIDEO)

Fushata elektorale nga ana e partive politike në vend, nuk ka gjetur gjithaq respektim të masave antiCovid. Kryeministri Edi Rama, ka atakuar gjatë gjithë kohës, partinë rivale PD për mosrespektim të këtyrë masave në tubimet e tyre elektorale, duke përsëritur faktin se është e rëndësishme që palët politike në këtë fushatë elektorale të zbatojnë masat anticovid, si një mënyrë për të shpëtuar dhe ruajtur sa më shumë jetë njerëzish.

Por, pamjet që na vijnë nga një tubim i madh elektoral i PS në Librazhd, japin një ngjtrë tjëtër, nga ajo sa është thënë nga vet kryesocialisti Rama.

Në video kryetarja e FRESSH-it në Librazhd, Brixhilda Biçaku ka mbledhur të gjithë të rinjtë përkrahës të Partisë Socialiste në një ambient të mbyllur për të festuar.

Në video dëgjohet teksa kryetarja e FRESSH-it në Librazhd i kërkon të rinjve që të mos filmojnë dhe nëse dikush dehet, shoku t’i marrë telefonin nga dora. Ndërkohë Biçaku nuk ndalet me kaq, por i premton të rinjve dhe një ‘mega party’ tjetër kur kryeministri të vij sërish.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy