Supervjedhja në BSH, gjykata: Bitraj dhe Bruzia të kthejnë paratë

Supervjedhja në BSH, gjykata: Bitraj dhe Bruzia të kthejnë paratë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sekuestros për pasuritë e dy të dënuarve Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia. Me këtë masë, gjykata synon kthimin mbrapsht të parave të vjedhura në Bankën e Shqipërisë, ku dy të dënuarit kanë qenë punonjës. Pas vjedhjes banka paditi Ardian Bitrajn dhe Mimoza Bruzian për kthimin e shumës, 713 milionë lekë. Bitraj dhe Bruzia janë dënuar me nga 20 vite burg për vjedhje e thesarit të Bankës së Shqipërisë në zonën e Linzës.

Pas hetimit të skandalit nga prokurori Ramadan Toci në pranga përfundoi dhe ish-guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, por procedimi ndaj tij u mbyll pasi gjykata e shkallës së parë dhe ajo e Apelit i dhanë atij pafajësinë. Kjo pafajësi nuk u apelua nga prokuroria me rekurs në Gjykatën e Lartë duke sjell për pasojë të drejtën e Fullanit për të kërkuar dëmshpërblim dhe rikthim në detyrë, por gjykata administrative i njohu ish-guvernatorit vetëm 12 paga kompensim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy