Në një raport dorëzuar pak ditë më parë në Kongres, Departamenti amerikan i Thesarit paralajmëron se zgjerimi i sanksioneve ndaj Rusisë do të ndikojë menjëherë në tregjet financiare globale dhe bizneset. Duke pasur parasysh ekonominë e madhe të Rusisë dhe lidhjet e thella me tregjet botërore, zgjerimi i sanksioneve të lidhura me borxhin mund të dëmtojë si Federatën Ruse ashtu edhe investitorët dhe bizneset amerikane", thuhet në raport, i cili nuk jeop rekomandime se cfarë duhet bërë në të ardhmen, por paralajmëron masat që duhen ndërmarrë për të shmangur së pari dëmtimin e investitorëve amerikanë.
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Rusisë në përgjigje të aneksimit të Krimesë të vitit 2014. Sanksionet synonin disa nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë ruse duke kufizuar financimin e SHBA ndaj ndërmarrjeve energjetike dhe bankave më të fuqishme të Rusisë.
Nisur nga kjo, vitin e kaluar Uashingtoni i përforcoi kufizimet ndaj gjigantëve të energjisë si Gazprom dhe Lukoil, duke u ndaluar bankave amerikane tu mundësonin atyre borxhin e ri me më shumë se 60 ditë maturimi. Raporti vjen pas paralajmërimeve se uashingtoni mund të vëndosë sanksione të reja ndaj rusisë në përgjigje të ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet e SHBA.



