Analisti Kastriot Çipi tha në studion e MCN Informacion se nëse opozita nuk i njeh zgjedhjet ajo nuk duhet të hyjë në Parlament dhe të fillojë mosbindjen civile.
Pres të shoh një film që e kam parë, një opozitë që thotë nuk i njoh zgjedhjet, nuk e njoh qeverinë dhe shkon në Parlament njësoj siç ka bërë dhe herë të tjera dhe e lë të qetë Ramën të qeverisë i qetë për 4 vitet e ardhshme,.
Do të doja një opozitë që i qëndron fjalës, nëse nuk i njeh zgjedhjet nuk hyn në Parlament. Të fillojë revolucionin, mosbindjen civile, atë që ka 12 vjet që thotë.
Po them të bësh rezistencë paqësore, të bësh revolucion paqësor. Nëse thua unë nuk e njoh pushtetin atëherë ai është pushtues dhe duhet të luftosh epur çlirim. Nuk po them të marrësh armët, as të vrasësh ndonjë deputet apo ministër, por mosbindja civile duhet të jetë 24/7 përndryshe nuk ka kuptim.



