Autoritet shëndetësore në Greqi kanë konfirmuar rastin e parë të virusit HMPV. Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një 71-vjeçar i cili ndodhet i intubuar në spitalin “Papanikolou” të Selanikut, pacient i cili ka simptoma të pneumonisë.
Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, foli për mediat greke duke qetësuar qytetarët se nuk ka vend për panik.

Nuk ka arsye për shqetësim, pasi metapneumonia është një virus i njohur që prek personat me imunitet të ulët, kryesisht të miturit dhe të moshuarit. Në këtë moment kemi kërkuar një analizë të plotë të rastit. Duke qenë se ekziston kjo epidemi në Kinë nuk ka sesi të mos përhapet.
Metapneumovirusi, i njohur për mjekët, ka shkaktuar një pandemi në Kinë prej disa javësh. 71-vjeçari dyshohet se është infektuar pas kontaktit që pati me vajzën e tij, e kthyer nga një udhëtim në Kinë.
Mjekët thonë se shumica e pacientëve me HMPV kanë simptoma të lehta të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme.
Këto mund të përfshijnë një kollë, rrjedhje ose hundë të mbytur, dhimbje të fytit dhe temperaturë. Zakonisht zgjasin rreth 2-5 ditë dhe largohen vetë.



