Zgjedhjet, Kikia: Mungon ballafaqimi i kryetarit ekzistues me premtimet. Frerët e fushatës i marrin drejtuesit politik (VIDEO)

Zgjedhjet, Kikia: Mungon ballafaqimi i kryetarit ekzistues me premtimet. Frerët e fushatës i marrin drejtuesit politik (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia në MCN Live ka komentuar lidhur me fushatën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit ku u shpreh se frerët e saj i kanë marrë në dorë drejtuesit politik dhe jo kandidatët. Ai tha se mungon ballafaqimi i kryetarit ekzistues me premtimet e dhëna.

Do jetë fushatë më shumë llogaridhënëse për atë që është në pushtet sepse partia që është në pushtet është në kushte më komode ndërsa opozita do duhet ta përmbysë rezultatin. Por këtu mungon ballafaqimi i kryetarit ekzistues përballë premtimeve të dhëna dhe realizimit. Këtë duhet ta bëjnë qytetarët, por ata këtu nuk janë aq të organizuar dhe të kërkojnë llogari kjo për faktin se asnjëherë zgjedhjet vendore nuk janë shtyrë drejt një procesi llogaridhënie. Fillimisht kemi një konotacion shumë politik dhe janë liderët e partive ata që marrin frerët e fushatës në dorë dhe jo vetë kandidatët për bashkitë.

Sa i takon sloganit të Partisë Socialiste, Kikia tha se mund të jetë një përpjekje që të godasë që të shohim para dhe jo pas, ndërsa sa i përket iniciativës për mbjelljen e pemëve theksoi se është një ide e ezauruar, ndërsa shtoi se dëshiron që ky proces të jetë real dhe jo një show.

Ideja e mbjelljes së pemëve më buxhetin e fushatës zgjedhore është njëlloj elementi piari, por është abuzuar me këtë sepse është folur për shumë pemë dhe kjo është shndërruar në njëlloj komedie dhe kur gjendet sërish ky elementë, është shumë e konsumuar për publikun dhe nuk e di se sa do të ngjisë. Zëvendësimi i mitingjeve me mbjelljen e pemëve do doja realisht që mbjellja e pemëve të zëvendësonte fushatën elektorale. Do doja realisht që bashkitë, kandidatët të futeshin në këtë fushatë me një vendim premtim për të investuar një pjesë të buxhetit të tyre në pyetje komunale sepse ka nevojën për ripërtëritjen e natyrës sepse është degraduar dhe plaçkitur në mënyrë barbare.

Edhe këto nisma na bëjmë të konsiderohen si show sepse nuk shohim atë mobilizim dhe me të drejtë sepse janë mijëra hektarë të pishave që janë duke u shfarosur nga një sëmundje dhe nuk ka asnjë angazhim. Dhe në vend të kësaj na mbinë njerëz me lopata të kuqe dhe mbjellin një pemë 60 veta. Me gjithë dëshirën për ta parë këtë gjë me dashuri dhe admirim, por duhet të na mbushin mendjen se kjo është reale dhe jo një show.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy