Apeli i GJKKO lë në “arrest shtëpie” Berishën dhe Malltezin

Apeli i GJKKO lë në “arrest shtëpie” Berishën dhe Malltezin

Apeli i Gjykatës së Posaçme Anti-korrupsion ka lënë në fuqi vendimin për masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e palës mbrojtëse për një masë më të butë sigurie.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 17.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 82 akti, datë 09.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 (disponuar mbi kërkesën me obj0ekt revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”) dhe vendimit nr. 166, datë 10.03.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e nr. 125, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Berisha dhe Malltezi ndodhen në “arrest shtëpie”, ish-kryeministri i akuzuar për “Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa dhëndri i tij për “Korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim”, dhe “Pastrim i Produkteve të veprës penale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy