E larguan nga mbledhja, Teliti: Jemi në një diktaturë në Këshillin Bashkiak, fjala e lirë nuk lejohet të thuhet (VIDEO)

E larguan nga mbledhja, Teliti: Jemi në një diktaturë në Këshillin Bashkiak, fjala e lirë nuk lejohet të thuhet (VIDEO)

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak nga radhët e opozitës, Dorian Teliti tha për mikrofonin e MCN Live se në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak atij iu hoq fjala dhe përfaqësuesit e mazhorancës nuk e lanë të jepte asnjë argument për aktet që ishin të përfshirë në rendin e ditës.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas Teletit, atij dhe kolegëve të opozitës i mohohet hapësira pasi Veliaj ka frikë nga e vërteta.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme, në momentin që mora fjalën për të diskutuar rendin e ditës, pas disa minutash m'u ndërpre fjala në shkelje të rregulloreve dhe nuk m'u dha mundësia për të dhënë mendimin tim për 18 aktet që ishin në rendin e ditës. Sapo fillova të denoncoja allishverishet, abuzimet me paratë e inceneratorëve, me biletat e avionëve, me faturat 30 milionë euro të 5D, abuzimet me rritjen e çmimit të ujit, sapo nisa të bëja denoncime, fjala më është ndërprerë nga kryetarja e Këshillit Bashkiak.

Pata mundësi të flisja vetëm disa minuta, pa arritur të shteroja sugjerimet dhe kundërshtimet për aktet e propozuara. Pse e bënë? Kanë frikë nga e vërteta, nuk duan që e vërteta të zbardhet. Ku kanë shkuar 30 milionë eurot? Nuk duan të flitet për kullat. M'u hoq fjala. Nuk e pranova këtë masë, nuk u largova dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak dhe drejtuesit e mazhorancës morën veprime që kaluan direkt në procedurë, duke mos u dhënë të drejtë asnjë këshilltari të flasë. Dje u rishikua buxheti, u hoqën para për investime dhe u vendosën për rikonstruktimin e rrugës Rexhekri, pranë shtëpisë së Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy