Gjermani, arrestohen dy spiunë rusë

Gjermani, arrestohen dy spiunë rusë

Prokuroria federale gjermane ka lëshuar dhe ekzekutuar dy urdhra arresti ndaj dy agjentëve që dyshohet se kanë planifikuar aksione sabotazhi në Gjermani, me urdhër të shërbimeve ruse.

Sipas Der Spiegel, arrestimet u kryen me sukses mëngjesin e djeshëm në Bayreuth të Bavarisë.

Ndër të tjera, dyshohet se dy agjentët kanë spiunuar bazat amerikane në emër të Rusisë dhe kanë planifikuar sulme në rrugët e transportit ushtarak.

Dy personat që dyshohet se kishin planifikuar sulme sabotazhi ndaj furnizimeve ushtarake për Ukrainën në Gjermani janë ruso-gjermanë.

Pas kësaj ngjarjeje Ministria e Jashtme gjermane thirri ambasadorin rus. 

“Gjermania nuk e lejon veten të frikësohet nga agjentët e Putinit”, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, duke komentuar arrestimin e dy spiunëve rusë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy