Kronika e një pengmarrjeje të paralajmëruar/ 12 orë tmerr dhe 5 viktima në një hotel në Kabul (FOTO)

Kronika e një pengmarrjeje të paralajmëruar/ 12 orë tmerr dhe 5 viktima në një hotel në Kabul (FOTO)

Një situatë pengmarrjeje në një hotel në Kabul zgjati 12 orë dhe përfundoi me 5 viktima. Ngjarja ndodhi në hotel “Intercontinental” dhe përfundoi mëngjesin e sotëm rreth orës 6:30 me orën tonë.

Zëdhënësi  i Ministrisë së Brendshme afgane e cilësoi ngjarjen një sulm terrorist dhe bëri të ditur se tre autorët e tij janë ekzekutuar si dhe janë shpëtuar 126 pengje, 41 prej të cilëve shtetas të huaj.

Viktimat janë gjithsej pesë, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur.

Sulmi në hotelin “Intercontinental” ka nisur rreth orës 21:00 me orën lokale, kur disa njerëz të armatosur u futën në kuzhinën e hotelit duke hapur zjarr mbi këdo që gjenin përpara. Ata janë ngjitur në katet e sipërme dhe kanë shkëputur enegjinë elektrike. Kati i katërt u përfshi nga flakët. Policia ka ndërhyrë menjëherë, pasi ky hotel ishte nën mbikëqyrje të rreptë që prej 2011, kur një sulm i ngjashëm u mori jetën 20 personave, 9 prej të cilëve ishin vetë autorët.

“U kërkojmë forcave të policisë të na ndihmojnë sa më shpejt të jetë e mundur, para se të na gjejnë e të na vrasin”, ishte apeli i një prej klientëve të hotelit.

Një peng që ia doli të arratisej tha se kishte parë autorët të hidhnin dikë nga dritarja e hotelit duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Edhe pse askush deri tani nuk e ka marrë përsipër sulmin, analistët afganë thonë se pas tij mund të jetë Shteti Islamik ose Rrjeti Haqqani, një lëvizje radikale e lidhur me talebanët.

Hotel “Intercontinental” ndodhet në pjesën perëndimore të kryeqytetit afgan. Ai frekuentohet kryesisht nga të huaj. Vetëm pak orë para sulmit, aty është mbajtur një konferencë mbi investimet kineze në vend.

Vetëm pak ditë më parë, Departamenti i Shtetit në SHBA lëshoi alarmin për sulme të mundshme në hotelet e Kabulit. Në një postim në “Tuiter” të Departamentit të Shtetit thuhej: Alarm për sigurinë në Kabul. Kemi lajme se grupet ekstremiste mund të përgatisin një sulm ndaj hoteleve në Kabul, si p.sh. hotel “Baron” pranë aeroportit “Hamid Karzai”. / ANSA / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy