Njëze e pesë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e zjarreve, të cilësuar si më vdekjeprurësit në historinë e Kalifornisë bëjnë me dije autoritetet. Sherifi lokal pohoi se bilanci u rrit, pasi u gjendën edhe 14 trupa të pajetë nga forcat e shpëtimit në qytetin Paradise në pjesën veriore të shtetit . "Sot, janë identifikuar 14 kufoma të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23," tha sherifi Kori Honea në një konferencë shtypi ndërsa dy të tjerë u gjetën në jug afër Malibusë.
Forcat e shpëtimit identifikuan të shtunën kufomat e shumë personave në qytetin Paradise, në veri të Sacramento, i cili është shkatërruar në një masë të konsiderueshme si pasojë e zjarreve shkrumbuese , tha një gazetare e agjencisë franceze. Trupat u gjetën pas disa orëve në rrënojat e banesave të djegura . Mësohet se të paktën 6.700 bansa, përfshirë dhe biznese u karbonizuan nga zjarri i cili u përhap me shpejtësi në qytet.
Deri më tani trupat nuk janë identifikuar, ndërsa mësohet se të paktën 110 persona rezultojnë të zhdukur . Ndërkohë 250,000 njerëz janë evakuar nga banesat e tyre, për të shpëtuar veten nga zjarri i pakontrolluar, ndërkohë tre vatra zjarri vijojnë ende të jenë aktive në shtetin perëndimor.
Sipas shërbimeve të zjarrfikësve do të duhet të paktën tre javë, për ta vënë zjarrin në kontroll të plotë. Të shtunën Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se menaxhimi i dobët i pyjeve nga autoritetet e shtetit perendimor , është përgjegjësi kryesor për zjarret, deklaratë kjo që ka shkaktuar zemërim të madh në mediat sociale.
"Asgjë tjetër nuk është përgjegjës për këto zjarre të mëdha, vdekjeprurëse dhe të kushtueshme në Kaliforni përtej menaxhimt të dobët të pyjeve", vuri në dukje Presidenti Trump në mesazhin e tij në Tëitter. Ndërsa ka shtuar se "Janë dhënë shumë miliarda dollarë në vit dhe kaq shumë jetë humbasin, të gjitha për shkak të keqmenaxhimit të madh të pyjeve. Trajto tani, ose ndalo pagesat e FED-it!", përmbyll mesazhin e tij presidenti amerikan.



