Fondit të rindërtimit i shtohen 30 milionë dollarë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe u bë i ditur sot nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
Fondi i gjeneruar nga buxheti i shtetit i kalon Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe me anë të tij, qeveris synon përfundimin e projektit të rindërtimit në shtator 2022.
“Doja të ndaja vendimet kryesore. Duke filluar me vendimet për sa i përket rindërtimit. Siç e keni parë rindërtimi vazhdon me intensitet. Sot i kaluam Fondit Shqiptar të Zhvillimit edhe 30 milion dollarë për të vazhduar punët në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë para qytetarëve,” u shpreh Ahmetaj.



