Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, thotë se vendimi i gjykatës respektohet kur është i formës së prerë, por shprehet se ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, është e cituar se mund të bëhet ankim.
Ai sqaroi për MCN Live se këtë të drejtë PD e shfrytëzoi dhe bëri ankim ndaj vendimit që i njihte vulën Komisionit të Rithemelimit dhe për këtë arsye Gjykata e Tiranës, me procedurë, vendosi që ky ankim të pranohet se legjitimohet si palë që ka interes të ligjshëm.
PD i ka dërguar disa shkresa zotit Zhukri si palë në proces. Të paktën 4-5 shkresa. Që në 22 dhjetor kemi çuar shkresat e para pastaj dhe në mars, zoti Zhukri nuk ka dhënë kurrë përgjigje dhe nuk na ka thirrur si palë të procesit. Kur zgjidhja është politike, ishim dakord që edhe zgjidhja të vinte nga politika. Kur grupi i Rithemelimit e çoi gjyqësisht, lind e drejta të ndjekë të gjithë hapat ligjor.
Zoti Berisha është shprehur që keni të gjithë të drejtën të ndiqni hapat procedurial, por për ne ky vendim është i pankimueshëm. Koha na dha të drejtë. E gjithë procedura e ndjekur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, është në shkelje të statutit. Nuk është bërë verifikimi i delegatëve.
Sipas tij, PD ka kërkuar se ka dy palë që kanë konflikt për vërtetimin e faktit juridik.
Ai bëri të ditur se mospërfshirja në proces PD-së së Basha-Alibeajt, është shkelje e rëndë proceduriale dhe për këtë arsye Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim admiistrativ dhe ka marrë dosjen nga Gjykata e Tiranës, për shqyrtim.
Fakt tjetër që kemi përmendur se më 23 mars, gjyqtari takohet me një anëtar të Rithemelimit dhe dy ditë më vonë cakton datën. Vendimi u dha më 25 mars, kjo ngre dyshime për rakordim në vendimmarrje.
Të gjithë janë për një komplot kundër grupit të rithemelimit, vetëm zoti Zhukri jep drejtësi hyjnore, ka konflikt interesi se bashkëshortja e tij ka qenë sekretare e Berishës.
Ne si palë e interesuar treguam gjithë dokumentacionin gjykatës dhe në mënyrë të padrejtë nuk jemi bërë pjesë e procesit. Gjykata vendosi se vendimmarrja i lihet Gjykatës së Apelit.
Sefa deklaroi se sot PD drejtohet nga institucionet e Kuvendit sekretari Gazment Bardhi, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, Kryesia dhe strukturat në krye të PD.
Platforma Alibeaj dhe 32 deputetëve, ishte që të bëjmë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, t’i japim kohë bazës që gjithë palët të hyjnë në garë, në mënyrë që gjithë palët të kenë legjitimitet absolut dhe të pakundërshtuar. Propozimi i Alibeajt u refuzua, unë nuk e di shkakun. Patjetër që Berisha tregoi forcë, megjithëse unë mendoj se ishte një votë kundra se sa mbështetje.
Partinë e bëjnë demokratët dhe qytetarët shqiptarë që megjithëse nuk janë të angazhuar politikisht kanë bindje të djathta dhe kërkojnë të shohin një forcë të djathtë në qeveri. Kur të bëhet proces gjithëpërfshirës zgjedhor, aty përcaktohet shumica. Duke i dhënë mundësinë të gjitha palëve të jenë pjesë të barabarta të një procesi zgjedhor.
Duhet garanci për të hyrë në proces, nuk mund të hysh në proces. Të gjitha palët të ulen dhe të vendosin garanci për të gjithë demokratët. Grupi i Rithemelimit ka nxitim për të marrë partinë.
Propozimi i Alibeajt ishte shumë korrekt për të bërë një proces të pranuar nga të gjitha palët. Retorika e përdorur gjatë gjithë kësaj kohe nuk është përbashkimi dhe bërjen e një procesi gjithëpërfshirës.
Sefa shtoi se beteja e zotit Berisha bie ndesh me atë që ka thënë që në momentin e parë që është shpallur non grata kur u shpreh se do të bëjë betejë për dinjitetin pa përfshirë PD, ndërsa shtoi se sot e ka përfshirë PD dhe e ka bërë mburojë personale.
Lidhur me garën për kryetarin e PD, ai deklaroi se Ibsen Elezi del bën fushatë me foton e Sali Berishës mbas.
Ibsen Elezi po bën një garë që nuk është garë, është në kushte të pabarabarta. Kushdo do e kishte të pamundur.
Elezi një demokrat i mirë ka bërë betejat e tij, e vlerësoj për qëndrimet koherente, është në kushtet që askush nuk do donte të ishte në vendin e tij por është koherent në qëndrimet që ka.
Sa i takon çështjes së “non gratave”, deklaroi se Berisha tha do vendos në vend dinjitetin.
Në këtë drejtim nënvizoi se ka të gjithë të drejtën pasi të mbarojë atë betejë, të dalë fitimtar në atë betejë.
Të vijë si fitimtar në PD. PD nuk mund të ketë 15 standarde. Nëse për Tom Doshin, Vangjush Dakon, kemi qëndrime të qarta, nuk mund të themi që personat non grata nga PD është lobim i errët i Sorosit, ndërsa për këta të tjerët ka të drejtë. DASH është një.
Sa i takon çështjes së Presidentit, deklaroi se PD pret një proces të rregullt, një kandidat që të ketë mbështetje sa më të madhe të qytetarëve shqiptarë, një kandidat i denjë për pozicionin.
Propozimi i PD ka qenë për një proces që të vendosen disa kritere. Mos të ecim symbyllur. Kriteret e PD shumë të mira dhe i shërbejnë këtij procesi.



