Ka nisur në Bruksel takimi mes Josep Borell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në Bruksel ka udhëtuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me të cilin Borrell pritet të takohet pas përfundimit të takimit me Kurtin. Pasditen e djeshme, Kurti nëpërmjet një reagimi në Twitter tha se do kërkojë lirimin e 3 policëve të rrëmbyer nga Serbia.



