Boçi: Biznesmeni i grabitur në Elbasan ishte i djathtë, krimi atje po merr zemër

Boçi: Biznesmeni i grabitur në Elbasan ishte i djathtë, krimi atje po merr zemër

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, thotë se biznesmeni i grabitur në Elbasan një ditë më parë është “i skeduar si i djathtë”. Në një postim në “Facebook”, Boçi shprehet se krimi në Elbasan po merr zemër teksa sheh kryeministrin që sulmon prokuroritë dhe gjykatat.

Postimi i Berishës

Krimit në Elbasan nuk i vihet kapak floriri duke drejtuar gishtin tek prokuroria apo gjykata, por duke i mbyllur portat atij. As duke nxjerrë në rrugë të madhe ato që përballlen përditë dhe rrezikojnë.
Ngjarja e mëngjezit të sotëm, grabitja e biznesmenit Ylli Salla, dëshmon se krimi në Elbasan është trimëruar e është bërë më i fortë se kurrë dhe jo rastësisht.
Mbrojtja publike që i bën kryeministri simboleve të krimit të organizuar dhe sulmet publike të tij ndaj drejtësisë, e frymëzojnë.
Goditet personi që pak kohë më parë u godit fizikisht nga miqtë e Edi Ramës, të cilët administrojnë fabrikën e peshkut, ndotësen më të madhe të Labinot Fushës e është në proces gjyqësor me ta.
Po policia “e re”?!!!
Rri e vështron dhe i shkel syrin krimit se Ylli është “i skeduar”.
I skeduar si i djathtë!
Kjo është lufta e vërtetë që ben ky shtet e kjo qeverisje.
Luftë ndaj biznesit e njerëzve të thjeshtë.
Ndërsa krimin e ka partner në “beteja”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy