Majlinda Sula ‘kërkon’ zemrën e vëllait: Shqipëria bashkë me Spanjën po saboton çështjen, nuk pranon të bëj provën e ADN-së

Majlinda Sula ‘kërkon’ zemrën e vëllait: Shqipëria bashkë me Spanjën po saboton çështjen, nuk pranon të bëj provën e ADN-së

Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, i cili ndërroi jetë në pandemi në një spital në Spanjë dhe që u kthye në atdhe pa zemrën në trupin e tij, ka hedhur dyshime se vonesat në kryerjen e një analize ADN-je në zemrën e të vëllait, mund të fshehë provat që hedhin dritë mbi të vërtetën.

Ajo përmes emisionit “Të paekspozuarit” në MCN tv, Sula, akuzon shtetin shqiptar se po bllokon provën e ADN-së për të vëllain duke u bërë bashkë më shtetin spanjoll, për të manipuluar provat.

Kam bërë kërkesë të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe ata kanë pranuar të investojnë rastin e Sajmirit. Por, Shqipëria po na bëhet pengesë sepse duke qenë se zemra është në Shqipëri dhe nuk është më në Spanjë logjikisht nuk e di se si mund te procedohet. Shqipëria po saboton çështjen e vëllait tonë, po ndihmojnë Spanjën që të manipulohet çështjen dhe po bllokon provën e ADN.

Ne kërkuam një ADN në këtë trafikun e organeve si ta quajmë, por kjo mungesa e transparencës, ky labirinth, të gjithë këto pengesa që kemi hasur ndër vite, të bën të mendosh se s’mund te jetë vetëm një vrasje e një djali shqiptar në Evropë,  por ajo që mendojmë ne si familje është se si është e mundur, në kërkojmë tre vite një ADN, që ja kërkuam Spanjës, dhe dy vite Shqipërisë.

Dhe asnjë nga këto dy shtete, nuk pranojnë të bëjnë një ADN.

Kjo të lë të mendosh se ky është një trafik organesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy