Arrestohet ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi (VIDEO)

Arrestohet ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi (VIDEO)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-drejtin e RTSH-së, Thoma Gëllçi. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Gëllçi në bashkëpunim me tre punonjës të tjerë të RTSH-së që gjithashtu janë lënë në burg, akuzohen për shkelje të barazisë në tender dhe shpërdorim detyre. Tre të arrestuarit e tjerë mësohet se janë Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci. 

Masa e sigurisë mësohet se është caktuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, ndërsa SPAK vijon hetimet për këtë dosje.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar proçedimin penal nr.82/2020 për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se:

Në proçedurën e prokurimit "Proçedurë e hapur", me objekt "Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro", me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.

Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës", parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: "Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Vendosjen e masës të sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasave nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal.

Ky vendim është ekzektuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit", thuhet në dokumentin e SPAK.

No description available.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy