
Kryeqyteti estonez është kurorëzuar Kryeqyteti i Gjelbër Evropian për 2023-shin.
Mbrëmë, çmimi mjedisor i shumëpritur u prezantua në qytetin finlandez të Lahtit, fituesi përkatës në vitin 2021. Talini mundi konkurrencën nga Krakovi (Poloni), Sofja (Bullgaria), Helsingborg (Suedi), vende të cilat njihen si pionier në qëndrueshmërinë në të gjithë kontinentin.
Pasi aplikoi për çmimin dy herë dhe humbi vendin e parë, kryeqyteti Estonez arriti në fund të udhëtimit të tij të gjatë. Qyteti ndjek hapat e fituesve të mëparshëm të gjelbër duke përfshirë Stokholmin, Hamburgun, Oslon dhe Lisbonën.
Kryebashkiaku i Talinit, Mihhail Kolvart tha: "Ne mund të mos dukemi të lumtur, por kështu jemi në Estoni," duke e përshkruar kulturën e tij si tipike "jo shumë emocionale".
Ekipi i tij valëviti flamurin e Estonisë ndërsa qytetit iu paraqit një çek prej 600,000 €.



