
Reth 2 milionë myslimanë nisin Haxhin në Arabinë Saudite mes tyre edhe 450 persona nga Shqipëria. Pelegrinazhi këtë vit nis më 19 gusht dhe mbaron më 24 gusht. Udhëtimi drejt Mekës dhe pelegrinazhi quhet një nga detyrat themelore të një myslimani, i cili thuhet se duhet të shkojë në Mekë të paktën një herë në jetë. Kostoja e këtij udhëtimi për këdo që niset nga Shqipëria ëshë 3 500 euro, ku përfshihen të gjitha shpenzimet. Sipas të dhënave, këtë vit në pelegrinazh do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet e të cilit e kishin bojkotuar këtë ngjarje vitet e fundit pasi një shtyrje brenda turmës në vitin 2015, kishte lënë të vdekur qindra iranianë.
Sipas të dhënave nga mediat e huaja, në Arabinë Saudite kanë mbërritur rreth 2 milion persona, të cilët vizitojnë Mekën dhe Medinën. Meka është vendlindja e profetit Muhamed për myslimanët. Në javët e fundit, besimtarët kanë ardhur në Mekë nga e gjithë bota, të gjithë duke kënduar “Labayk Allahuma Labayk” ose “Këtu unë jam, Zot, duke iu përgjigjur thirrjes suaj. Këtu unë jam”. Haxhi iu ofron pelegrinëve një mundësi për t'u afruar më shumë me Perëndinë mes sfidave të shumta të botës muslimane, duke përfshirë kërcënimin e ekstremistëve në Lindjen e Mesme. “Ndjenja ime për të kryer haxhin është e papërshkrueshme”, tha Imad Abdel-Raheem, një pelegrin egjiptian.
“Gjithashtu dua të lutem për të gjitha vendet myslimane, që të jetojnë të lirë në të gjitha vendet, në Palestinë dhe në Burma, në të gjitha vendet, në Afganistan dhe në Indi”, vijoi ai. Gjatë pelegrinazhit myslimanëve ju ofrohen rroba të veçanta të quajtura Ihram. Lidhjet intime, pirja e duhanit, betimet dhe mosmarrëveshjet janë gjëra të ndaluara gjatë pelegrinazhit. Një herë në Mekë, myslimanët duhet të lëvizin kundër akrepave të orës për shtatë herë rreth Qabës, rreth faltores së shenjtë në mes të Xhamisë së Madhe. Gjatë ditës së dytë, pelegrinët vizitojnë malin Arafat kur Profeti Muhameti ka dhënë predikimin e tij të fundit.. Temperatura është sfiduese për këdo që vjen nga zonat e mesme a veriore, ku të ardhurit përballen me temperature shumë të larta, mbi 40 gradë Celsius. Këtë vit, sauditët kanë lançuar aplikacione që të ndihmojnë pelegrinët me të gjitha procedurat, duke nisur nga udhëtimi e deri te kujdesi shëndetësor.



