Nobelisti “pro-serb” Peter Handke dekorohet nga presidenti Vuçiç

Nobelisti “pro-serb” Peter Handke dekorohet nga presidenti Vuçiç

Shkrimtari austriak i cili në vitin 2019 kishte fituar çmimin Nobel, Peter Handke është dekoruar të hënën me medaljen “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit” nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç këtë dekoratë i ka dhënë shkrimtarit austriak Handke në shenjë të falënderimit për kontributin që ka dhënë ky i fundit për Serbinë dhe serbët në përgjithësi, raporton pink.rs. 

“Populli serb është i lumtur të përfshijë Handken mes miqve të tij. Populli ynë kurrë nuk ka pasur nevojë për më të mirë… Bashkëmoshatarët e mi e njohën punën e tij përmes filmave të Will Wenders. Sa herë që dua të kuptoj problemet e njerëzve tanë në Kosovë dhe Metohi, kërkoj një nga librat e Peter Hadke. Duke dhënë urdhrin më të rëndësishëm, Serbia tregon mirënjohjen e saj për akademikun dhe kolegun e saj Handke. Faleminderit për gjithçka që bëni për vendin tonë dhe Serbinë“- theksoi Presidenti.

Pas fjalimit të tij, Presidenti Vuçiç i dha fituesit të Çmimit Nobel austriak, „Urdhrin e Yllit të Karagjorgjit, të shkallës së parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy