Arrestohet nga policia ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i shpallur në kërkim.
Mediat vendase raportojnë Grubi u paraqit në orët e para të mëngjesit vullnetarisht pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën.
Grubi ishte shpallur në kërkim i akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, lidhur me kontratat e Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut.
“Më 23.02.2026 në ora 06:10 minuta në hyrje të republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë Bllacë u paraqit Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977 me masën “Arrest”. Personi në fjalë është privuar nga liria për veprime të mëtejshme”, njoftoi ministria e Brendshme.



