Polonia nënshkruan blerjen e 116 tankeve amerikane Abrams

Polonia nënshkruan blerjen e 116 tankeve amerikane Abrams

Polonia një vend fqinj me Ukrainën që po mbrohet kundër agresionit rus , nënshkroi një marrëveshje këtë të mërkurë për blerjen e 116 tankeve Abrams nga Shtetet e Bashkuara, si pjesë e përforcimit të ushtrisë së saj. 

Shitja ishte miratuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në dhjetor.

"Ne po forcojmë grushtin e hekurt të ushtrisë polake për të penguar efektivisht agresorin", tha ministri polak i mbrojtjes Mariusz Blaszczak në një ceremoni nënshkrimi të marrëveshjes në Varshavë.

 Mariusz Blaszczak specifikoi se tanket e para Abrams M1A1 të parashikuara nga marrëveshja duhet të dorëzohen më vonë këtë vit në Poloninë lindore.

Vitin e kaluar, Polonia kishte blerë tashmë 250 tanke Abrams nga Shtetet e Bashkuara, të cilat, sipas ministrit polak, duhet të dorëzohen deri në fund të vitit 2024.

Sipas një postimi në Twitter nga Ministria polake e Mbrojtjes, vlera e kontratës së re arrin në 1,4 miliardë dollarë, nga të cilat 200 milionë financohen nga pjesa amerikane në kuadër të ndihmës për Poloninë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy