Me propozim të Qendrës “Unioni Mirdita”, veshja e gruas mirditore është shpallur “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.
Elsa Ballauri, drejtuese e Muzeut të Gruas tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se pëlhura e veshjes së gruas mirditore është jashtëzakonisht elegante dhe se mund të frymëzojë çdo dizajner që të krijojë gjëra moderne duke ruajtur thelbin e asaj që është dashur të tregohet.
Muzeu e ka shumë të gjerë misionin e vet, fokusin, gruaja është themeli i këtij misioni, por gruaja e parë në të gjitha aspektet, historike, psikologjike, sociale, e rëndësishme për muzeun është të zbulojë sa më shumë nga historia e gruas, ky është qëllimi. Një histori që nuk është zbuluar, update-uar dhe shumë periudha kanë mbetur të errëta për shkaqe të ndryshme, për shkak të harresave që na karakterizojnë. Kjo është detyra kryesore se përveç atyre që ekspozon ajo që duhet të bëjmë është të mendojmë për atë objekt, ta kthejmë më pas, kush e ka përdorur.
Veshjet vetvetiu janë thelbësore, bashkëjetojnë me njeriun në mënyrë të ngushtë. Nuk është muze etnografik i mirëfilltë, dhe nuk do pretendoja të kisha kostumet e jashtëzakonshme që kemi, por pjesërisht është. Qëllimi i muzeut është të mos e tregojë vetëm sa i bukur është, por për të treguar pse është ashtu, për t’u kthyer në histori dhe për të treguar histori që lidhen me kostumin dhe vetë gruan.
3 janë kostumet që diskutohen në muze, është xhubleta, kostumi mirditor i gruas dhe kostumi i Zadrimës. Këto janë të jashtëzakonshëm. Në veçantinë e tyre.
Ne duhet të krenohemi, por ta zhvillojmë këtë krenarie që është brenda nesh. Na duhet ta njohim, ta përhapim, ta bëjmë të gjallë.
E veçanta, ajo pelerina është jashtëzakonisht elegante, do të frymëzonte dizajnerët për të bërë një gjë moderne dhe për ta mbajtur thelbin e asaj që është dashur të tregohet.



