
Papa Françesku ka pranuar të enjten një ftesë nga Koreja Veriore, ndërsa ka thënë se do të konsiderojë mundësinë që të realizojë një udhëtim historik në këtë vend.
Një udhëtim i tillë do të ishte një pikë referimi në një vend të njohur për kufizime të rrepta mbi praktikat fetare. Do të ishte e para nga një papa në shtetin e Azisë Lindore, i cili nuk lejon që priftërinjtë të qëndrojnë përgjithmonë atje.
Presidenti jugkorean, Moon Jae-in i ka dërguar Papës për ftesën e nisur nga lideri verikorean, Kim Jong Un, gjatë një takimi 35 minutësh në Vatikan.
"Papa shprehu gatishmërinë e tij. Ne duhet ta presim që ftesa të formalizohet", u tha gazetarëve të enjten mbrëma, Sekretarja e Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, zyrtari i dytë i Selisë së Shenjtë.
I pyetur nëse ka kushte që Veriu do të duhej të takohej, Paroli duke folur në periferi të një prezantimi libri, tha: "Kjo do të vijë më vonë, sapo të fillojmë të mendojmë seriozisht për mundësinë për të bërë këtë udhëtim, atëherë do të kemi për të menduar për kushtet në të cilat udhëtimi mund të bëhet".
Një vizitë eventuale e Papës në këtë vend do të shënonte vizitën e parë të tillë në këtë shtet, i cili nuk lejon priftërinjtë të qëndrojnë përgjithmonë në territorin e Koresë Veriore.
Në po këtë vend ka pak informacion se sa banorë janë katolikë dhe sa prej tyre e praktikojnë fenë.
Kim i ka shprehur liderit katotik jugkorean, dëshirën e tij për ta takuar Papën, në një takim të realizuar muajin e kaluar, prandaj lideri jugkorean i ka thënë se mund t’i dërgojë ftesën kreut të Selisë së Shenjtë.
Sipas presidencës jugkoreane, Papa i ka shprehur mbështetje të madhe Moonit, në përpjekjet e tij për të arritur paqen në Gashishullin Korean.
Zyra e tij e ka cituar Papën t’i ketë thënë Moonit: “Mos u ndalni, vazhdoni. Mos u frikësoni”.
I pyetur nëse Kim duhet të dërgojë një ftesë zyrtare, Papa është cituar t’i ketë thënë Moonit se, “mesazhi nga ju është i mjaftueshëm megjithatë do të ishte mirë nëse do të kishte ftesë zyrtare”.
“Unë sigurisht se do të përgjigjem nëse marr ftesë dhe mund të shkoj”, është raportuar të ketë thënë Papa



