Haxhiymeri: Kemi stok gruri deri në 2 muaj, jemi të varur 100% nga importi (VIDEO)

Haxhiymeri: Kemi stok gruri deri në 2 muaj, jemi të varur 100% nga importi (VIDEO)

Drejtuesi i Shoqatës Përpunuese të miellit, Adi Haxhiymeri, tenton të qetësojë qytetarët, se nga lufta Rusi-Ukrainë, vende nga vjen produkti bazë, në Shqipëri nuk do të ketë zi buke.

Në intervistën e tij për MCN Live, ai foli për stokun që ka në vend, duke thënë se për 6 muaj në këtë sektor ndodhën çuditë më të mëdha, ku në fund të gushtit, ndodhën korrjet më të ulëta, gjë që bëri të reagonin bursat direkt në shtator dhe çmimi i miellit u rrit.

“Tashmë ndodhi dhe lufta. Nëse të parat nuk u ndjen prej financimeve edhe kreditimeve në banka, u menaxhua situata, u përdor stoku. Momentalisht për stokun ekzistues, disa kanë më tepër, disa më dobët. Nëse do e shpërndanim gjendjen e grurit në mënyrë të barabartë në fabrika, stoku është 1.5 deri në 2 muaj. Kjo nuk do të thotë që nuk do ketë grurë pas dy muajve, problemi i vetëm është çmimi. Me kalimin e kohës do konsumohet dhe gjendja, por kur kompanitë të fillojnë të blihen, atëherë do ketë ndikim në çmim. Nuk do të kalojmë në zi buke, do ju drejtohemi tregjeve ku ka. Nëse lufta do mbaronte në afatshkurtër ose afatmesëm, do kishte goditje të përballueshme. Ne jemi të varur 100% nga importi, reagimi do të jetë i pastër si do e blesh, do e shesësh”, deklaroi Haxhiymeri.

I pyetur nëse kjo situatë mund të krijojë abuzivitet në treg, tha se abuziviteti ndodh rëndom në të gjithë botën.

Sipas tij, fabrikat janë shumë të kontrolluara, por pas fabrikave kalojnë në dorë të dytë e tretë.

“Ne jemi shumë të vëmendshëm sa i takon furrave të bukës, aty bëhet furnizimi i parë dhe më pas në njerëz që kërkojnë të krijojnë rezerva. Ka dy lloj klientësh në këtë moment janë mosbesues, planifikojnë, një pjesë e klientelës, tjetra janë njerëz që preferojnë që ta blejnë që tani pasi duan ti dalin përpara çmimeve që do të kenë nesër. Është një rritje që dihet. Për të frenuar llojin e parë të klientelës, mundohemi që të furnizojmë çdo njeri që vjen me aq sa do”, tha ai.

Pyetjet se kush është partneri ynë kryesor, në rast të frenimit të furnizimit nga Rusia, Haxhiymeri sqaroi se partnerët kryesorë janë ata që janë më afër dhe ku blihet më lirë, Rumania, Bullgaria dhe Franca dhe pas këtyre mund të dilet shumë më larg për tu furnizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy