Berisha: Serbia i bëri kalkulimet gabim, i doli sheshazi çmenduria! Mësime të nxjerrë edhe Kurti (VIDEO)

Berisha: Serbia i bëri kalkulimet gabim, i doli sheshazi çmenduria! Mësime të nxjerrë edhe Kurti (VIDEO)

Ish-zv. Ministri i Jashtëm i Kosovës Anton Berisha komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në Veri të vendit. Berisha thekson se Serbia kishte bërë një kalkulim të gabuar, duke menduar që ishte momenti të goditej tinëz Kosova. Sipas Berishës, Beogradi ka menduar se kritikat e BE-së ndaj Kurtit janë një dritë e gjelbër për veprime të armatosura. Berisha mendon se këto sulme e rëndojnë pozitën e Serbisë, ndërsa theksojnë se Kurti duhet të nxjerrë mësimin e rëndësisë që ka prezenca e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. 

Marrë parasysh historinë e këtij vendi dhe rajoni, edhe krizat nëpër botë, aty ku ka një gjendje status quo-je dhe një lloj konflikti të ngrirë, ngjarje të tilla nuk janë të paparashikueshme, sado që në dimensionin njerëzor është shumë e rëndë. Në kuptimin politik, gjendja e tillë, sidomos 2 vitet e fundit, nuk mund të prodhoj tjetër gjë veç krizës dhe incidenteve të tilla. Serbia ka bërë një kalkulim të gabuar, sepse duke e parë Kosovën në një situatë jo të mirë me bashkësinë ndërkombëtare, kanë menduar që është momenti të goditet, në mënyrën që ata dinë nëpër shekuj, tinëz dhe në mënyrë brutale. Por ja që aksioni i tyre doli i dështuar sepse këtu ka një prezencë të bashkësisë ndërkombëtare që ka themeluar Policinë e Kosovës dhe vazhdon ta mbështesë prej 20 vitesh. Me gjithë faktin që Policia ka vepruar profesionalisht, natyrisht ajo është ndihmuar edhe prej partnerëve, në rrafshin operacional, informues, dhe në të gjitha aspektet e situatave të tilla. Ata gënjeshtrën e kanë model të të bërit politikë, dhe s’është risi rreth asaj se çfarë bën Serbia. Ajo që duhet të mësojmë edhe nga ky rast, është që të ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare. Prandaj Kurti duhet të ketë kujdes që ato raporte t’i ruajë dhe jo t’i tensionojë. Përderisa shoqëria është e mbyllur, dhe serbët e Kosovës kanë mungesë të informacionit objektiv, dhe kanë halle ditore, edhe ata janë viktimë e politikës së Beogradit. Sepse Vuçiç i përdor për nevojat e tij politike dhe jo të drejtat e tyre. Ata mund të bien pre këtyre propagandave që zgjasin ndër shekuj, të indoktrinuar totalisht. Por mund të ketë edhe njerëz që i kuptojnë këto procese, që e kuptojnë se është pjesë e lojës politike për ruajtjen e pushtetit”, tha Berisha. 

Serbia ka gabuar dje jashtëzakonisht rëndë, sepse ka kalkuluar se kritikat e partnerëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës, nënkuptojnë edhe leje për veprime të armatosura. Këtu i ka hasur sharra në gozhdë. Kryeministri Kurti të nxjerrë mësimin se çfarë do të thotë prezenca e bashkësisë ndërkombëtare. Siç e tha Blinken t’i kthehet dialogut në mënyrë konstruktive dhe të ecet përpara. Nuk ka sanksione ka ndarje të disa benificione që BE ia dhuron Kosovës. Nuk mundesh as fëmijës tënd t’i japësh përkrahje përderisa është jo konstruktiv dhe nuk dëgjon këshillat. E vetmja zgjidhje është angazhimi në integrimin në strukturat euroatlantike. Edhe në këtë tragjedi ka një të mirë që çmenduria e Serbisë doli sheshazi dhe besoj që do ketë masë shtesë të BE kundër Serbisë. Nuk besoj se Serbia ka krijuar ndonjëherë një besueshmëri që ta humbje. Ajo ka luajtur lojën ftohtë-nxehtë. E kanë kalkuluar gabimisht që kritikat e BE ndaj Kurtit janë dritë e gjelbër që ata të shkojnë një shkallë më tej, në veprime të armatosura. Besoj që edhe ata e kanë marrë mësimin që s’është vetëm Kosova, është edhe bashkësia ndërkombëtare, dhe do të kenë një pozitë më të rëndë se një vit më parë”, shtoi ish-zv. Ministri i Jashtëm i Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy