
Një shqetësim prej vitesh i banorëve të Orikumit, si dhe ambientalistëve janë mbetjet urbane dhe të ngurta. Rreth 9 mijë tonë mbetje grumbullohen në vit në Orikum, pak metra nga rruga nacionale dhe By Pass-i që lidh Vlorën me plazhet më të bukura të bregdetit jonian.
Era e rëndë e mbetjeve dhe kafshëve të ngordhura ndihet lehtësisht në këtë zonë.
Selim Haskoçelaj, kryetari i njësisë administrative Orikum tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN se sasia e mbetjeve që depozitohen në sipërfaqen e caktuar (në vitin 2002-2004) arrij në 40 tonë në ditë duke sjellë dhe ezaurimin e kësaj hapësire.
Duke vijuar më tej, Hoskoçelaj shpjegoi se në Orikum nuk ka më vend ku të hapet një landfill tjetër dhe se do ishte zgjidhja hapja e landfillit të Sherishtës që është bllokuar nga SPAK.
Me një vendim të Këshillit Bashkiak 2002-2004 janë aprovuar vendet ku mund të hidheshin mbeturinat e Orikumit që ka një sipërfaqe të madhe që fillon nga Jonufra deri Qafë të Llogarasë.
Me të gjitha bizneset, sasia e mbetjeve që çohet atje arrin 40 tonë në ditë në pikun e verës. Kjo ka qenë arsyeja, të paktën që kur kam ardhur unë këtu kemi kërkuar të hiqet ku landfill pasi sipërfaqja ishte ezauruar.
Në diskutimet që u bënë në Këshillin Bashkiak të Vlorës, (ai i mëparshmi) u diskutua që landfilli i Orikumit dhe i Vlorës do të shkonin në landfillin e Sherishtës që të ndërtohej për Selenicën dhe Vlorës dhe do mbaronte në 2022. Për shkak të problemeve që patën ndërtimet e landfilleve në Shqipëri, u bllokua nga SPAK-u.
Landfilli i Sherishtës duhet të kishte hyrë në punë 2022 dhe në 2021 duhet të ishte hequr landfilli i Orikumit.
Ai është ndërtuar komplet, ka vajtur në 92% të përfundimit, për arsye teknike çfarë ka landfilli i Vlorës, financime, pagesa të doganave. Janë miliona euro të derdhura me Bypassin, me shëtitoren.
Nuk kemi më mundësi të ndërtojmë pikë tjetër grumbullimi tjetër në Orikum, se toka është private, do kërkohet leje mjedisore, duhet të bëhet studimi gjeologjik. Zgjidhja më e shkurtër do ishte të hapej landfilli i Sherishtës.
Të largohet sa më parë kjo për t’i dhënë dritë investimeve që qeveria bën.



