Donald Trump ka shmangur taksat për vite me radhë, ndërsa kompanitë e tij kanë humbur qindra miliona dollarë. Pretendimi ngrihet në një shkrim të publikuar në “New York Times”, e cila u referohet të dhënat të deklarimit të taksave nga Trump për më shumë se dy dekada. Dokumentet tregojnë se "financat e tij nën stres, të rrënuara nga humbjet e kanë detyruar Trump të shmangë pagimin e taksave dhe qindra miliona borxheve".
Nga detajet e para nga NYT, presidenti ka paguar në 2016 dhe 2017, dy vitet e para të presidencës, vetëm 750 dollarë taksa, një shifër "shumë më pak se shumica e amerikanëve që punojnë". Plus, ai nuk ka paguar asgjë për dhjetë nga 15 vitet e fundit.
Vetë Trump e ka hedhur poshtë këtë gjatë një konference për shtyp, duke e cilësuar lajm i rremë dhe duke shtuar se do të "zbulojë" të gjitha informacionet në deklaratat e tij tatimore, megjithatë pa thënë se kur.
Nga Organizata Trump, avokati Alan Garten tha se "shumica, nëse jo të gjitha, faktet duket se janë të pasakta". "Gjatë dekadës së kaluar, Presidenti Trump i ka paguar dhjetëra miliona dollarë taksa personale qeverisë federale, duke përfshirë miliona dollarë që kur ai shpalli kandidaturën në 2015", tha Garten.



