Çollaku: Hapja e listave u imponon hapjen edhe partive. Berisha e ka zgjuar PD-në (VIDEO)

Çollaku: Hapja e listave u imponon hapjen edhe partive. Berisha e ka zgjuar PD-në (VIDEO)

Gazetari Basir Çollaku tha në Mcn Live se një vendim i mundshëm i Gjykatës Kushtetuese për hapjen e listave u imponon hapjen edhe partive politike.

Çollaku tha që Berisha do vazhdojë të mbajë premtimin për primaret. Sipas tij edhe kandidatët për deputetë në listat e mbyllura dhe ato të hapura, duhet të përcaktohen nga primaret brenda PD-së. 

Lista e hapura u imponojnë edhe partive hapjen. Zgjedhjet e fundit të 2021-shit treguan që gati 30 për qind e deputetëve në Kuvend, janë më pak të votuar se ata që kanë mbetur jashtë Kuvendit. Ata kanë më tepër votën e kryetarit dhe lidershipit të partive përkatëse, se sa të anëtarëve dhe votuesve. Rrit edhe transparencën dhe demokracinë e brendshme. Numri i votave është frika që zë garuesit dhe konkurruesit, prandaj ata duan më tepër të jenë të përzgjedhur nga kryetari, se sa të shkojnë në zonat përkatëse dhe të bindin qytetarët. Sepse komunitetet i njohin njerëzit dhe ata duna të fshihen pas kostumit të partisë. Kanë filluar kanë humbur terren partitë e mëdha nga këto sjellje. Në zgjedhjet e fundit partitë e vogla, që konsideroheshin opozitare, kanë marrë 60 mijë vota. Këto vota kanë rrjedhur nga njëra prej partive. Nga dalja e z.Berisha e deri tani, këta s’i kanë bërë për një vit. Njeriu politik brenda opozitës, brenda PD-së, dihet që është z.Berisha. Ka bërë aktivitete politike që e kanë zgjuar subjektin. Berisha do vazhdojë mbajtjen e premtimeve si primaret. Edhe ata që janë në listat e hapura dhe të mbyllura në PD, të shkojnë në primare, dhe pastaj renditja që do dalë nga primaret të jetë renditja edhe te listat e mbyllura dhe të hapura”.
 

Ai tha që drejtuesit e bandave janë oligarkët e rinj që nuk përmenden, të cilët sipas tij japin para edhe për partitë politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy