Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar edhe gjashtë raste të reja të dyshuara me koronavirus, përpos njëmbëdhjetë rasteve të lajmëruara më pare, njofton Zëri.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar qytetarët se deri më tani nuk ka asnjë rast në vend me koronavirus.
Pacientët janë kontrolluar e të gjithë kanë rezultuar negative ndaj COVID-19.
IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke zbatuar udhëzimet përkatëse, të cilat do të moderohen sipas vijimit të situatës.



