
Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha sot në edicionin e lajmeve të MCN TV se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të rriste varfërinë në vend.
Sipas tij kryeministri Edi Rama duhet të ndalë investimet që po fusin në borxh Shqipërinë, të garantojë shtresat në nevojë se nuk do të preken dhe të mos përhapë panik.
“Ngurtësimi duhet bërë për projektet tepër të shtrenjta në infrastrukturë të cilat po bëhen barrë edhe mbi qafën e fëmijëve të sapolindur”.
Malaj shtoi se duhet të shkarkoheshin përgjegjësit dhe kryetari i komisionit të ekonomisë duhet të thirrtë mbledhje jashtë radhe lidhur me situatën të cilën ai e sheh të paqartë që prej lindjes së saj.
Intervista:
Zoti Malaj, nga dje jemi një vend në emergjencë energjetike, ishte vendimi i duhur sipas jush?
Malaj: Për mua jo, është i paqartë dhe i rrezikuar që në lindjen e tij. E para nuk ka vend në botë kur kryeministri krijon panik. E dyta kërkohet kohezion social dhe politik dhe e treta duhet të dimë se funksioni bazë është të reduktohen paqartësisë. Nëse në themel të komunikimit nuk janë këto kemi të bëjmë me shenja të qarta komunikimi që kanë dëmtuar demokracinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Nga njëra anë kemi qeverinë që thotë se kriza është e importuar nga jashtë, por në krahun tjetër ekspertë të fushës flasin për keqmenaxhim të sektorit.
A janë bërë auditime në OSHEE, KESH apo OST dhe si është menaxhuar ky sektor përtej ndikimeve nga tregu i jashtëm?
Malaj: Nëse kryeministri dhe ministrat mendojnë se është krizë e jashtme gjëja e parë që duhet të bënte qeveria është të bënte atë që bën qeveria italiane që ulet me sindikatat dhe komunikon, apo ajo që bëri Greqia me bizneset, këtë e bënë tre ministrat përgjegjës, ministri është nënpunës dhe kjo bëhet për të ndalur panikun. Duhet të garantohet shtresa në nevojë që nuk do preket, por kjo që bëhet është papërgjegjshmëri që krijon agresivitet social.
Ajo që duhet të bëhej ishte të shkarkoheshin përgjegjësit dhe kryetari i komisionit të ekonomisë duhet të thirrtë mbledhje jashtë radhe dhe jo të rrijë aty si manikinë. Ç’kusur kanë shqiptarët të vuajnë papërgjegjshmëritë e tij.
Bordet emërohen që të menaxhojnë kompanitë dhe stabilitetin e financave sepse për ditë po merret borxh për gropat e zeza. Raportet duhet të shqyrtohen në kominisonin e ekonomisë.
Nuk ka asnjë shifër për mbrojtjen sociale, nuk flasin për kosto. Kush do të vendosë se cilat janë të arsyeshme tigri apo Balla që luan paratë e shqiptarëve në kazinotë e Europës. Rama nuk merr asnjë përgjegjësi. Këtu udhëheqësit e Ramës bashkë me të veprojnë si manikinë.
Zoti Rama përjashtoi mundësinë e uljes së TVSH-së për energjinë dhe heqjen e taksës së karbonit. Të tilla masa do të ishin efektive?
Malaj: Rama duhet të tregojë ku do gjej paratë. Sa lekë duhen për të mbështetur ato që do preken me çmimet ushqimore. Ai duhet të sigurojë shqiptarët, është detyra numër një, në rast të kundërt qeveria ka dështuar. Cilat janë mënyrat e tjera për të përballuar krizën, të heqë urgjentisht shitjen me 55 lekë të naftës, ndërkohë që shqiptarët e marrin me 175 lekë. Shqiptarët po e braktisin Shqipërinë nga kriza.
A duhet të rritet çmimi i energjisë?
Malaj: Këtë përgjigje duhet ta japë kryetari i komisionit të ekonomisë. Duhet parë se cilat janë mundësitë për të ulur kostot abuzive. Ne nuk kemi situatë ku duhet të orjentohemi nga rritja e çmimit. Kjo do të rrisë varfërinë e një pjese të popullsisë shqiptare. Rama duhet të ndalë investimet që po fusin Shqipërinë në borxh. Ngurtësimi duhet bërë për projektet tepër të shtrenjta në infrastrukturë të cilat po bëhen barrë edhe mbi qafën e fëmijëve të sapolindur.
Dje kryetari i opozitës tha se 30 për qind e karburanteve në Shqipëri hyjnë kontrabandë, por pa përmendur emra. Si e lexuat ju këtë deklaratë dhe a duhet të veprojë Prokuroria në këtë rast?
Malaj: Kontrabanda është aktivitet kriminal, nuk mund të bëhet kjo nëse nuk korruptohen punonjës të doganave, polici. Ky shqetësim është për ekonominë shqiptare.
Ato janë para që bëjnë pis demokracinë. Lufta fillon kundër të mëdhenjve në kondrabandë. Armo për mua është pika e nisjes së luftës kundër korrupsionin dhe mund të ndihmojë demokracinë.
Fakti që në ARMO janë bërë pis politikanë të të gjitha krahëve do të thotë se ai është peshku i madh që Lu përsëriste. Duket se ka vonesa. Institucionet duhet të bëjnë transparencë. Të krijosh kredibilitet duhet të bësh sukses.
Nëse është 30% apo 50 për këtë ka raporte nga institucione ndërkombëtare. Që vendi ynë ka kondrabandë dhe përzierje të karburanteve kjo duket qartazi dhe kryetari i opozitës



