
Të paktën 19 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në një kolegj në Krime të aneksuar nga Rusia.
Zyrtarët thanë se një pajisje eksplozivi e paidentifikuar ka shpërthyer në kolegjin teknik në Kerç, ku Rusia ka ndërtuar një urë midis gadishullit dhe Rusisë.
Hetuesit rusë thanë se një student 18-vjeçar ishte përgjegjës për sulmin dhe se ai kishte vrarë veten.
Sipas mediave vendase, ai është identifikuar si Vladislav Roslyakov i cili besohet se hapi zjarr edhe ndaj studentëve brenda ndërtesës.

Raportet fillestare kishin thënë se shpërthimi ishte pasojë e gazit, por një zyrtar rus i sigurisë kombëtare njoftoi se incidenti ishte një "veprim terrorist" i qëllimshëm. Sergei Melikov tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga një pajisje eksplozive e improvizuar.
BBC shkruan se, incidenti fillimisht ishte përshkruar si një "akt terrorist", por komiteti hetimor i Rusisë tani e ka riklasifikuar atë si "vrasje masive".
Njësitë kombëtare të rojeve u dërguan në vendin e ngjarjes.
Një zyrtar lokal tha se shumica e viktimave ishin studentë të kolegjit teknik, i cili është një shkollë profesionale për 850 adoleshentë.
Viktimat janë marrë në spital dhe një operacion i madh i reagimit ndaj emergjencave është nisur.
Katër aeroplanë ushtarakë ishin të gatshëm për të evakuuar objektet e spitaleve të plagosura dhe ishin gati për të pranuar viktima nëse ishte e nevojshme, tha ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Drejtuesja e kolegjit, e cila nuk ishte në vendin e ngjarjes kur ndoshi sulmi, raportoi për mediat ruse se burra të armatosur identiteti i të cilëve nuk është bërë me dije kishin hyrë në ndërtesë.
Ajo e krahasoi sulmin me tragjedinë e shkollës në Beslan në vitin 2004, gjatë së cilës rreth 330 njerëz vdiqën.‘’Kishte shumë kufoma, kufoma të fëmijëve dhe një sulm vërtet terrorist, "citoi ajo.
Sergei Aksenov, kreu i Krimesë i mbështetur nga Rusia, pohoi se raportet që qarkullojnë në mediat sociale të të shtënave pas shpërthimit nuk ishin të vërteta ndërsa situata në vendngjarje ishte e qetë.
Agjencia e lajmeve Reuters tha se nxënësit e shkollave u evakuan në qytet pas shpërthimit. Krimeja, zyrtarisht pjesë e Ukrainës, u konfiskua nga Rusia në vitin 2014 dhe u aneksua pas një votimi të diskutueshëm që u dënua gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare.




