Vrasja e Klodian Rashës, priten protesta në Tiranë

Vrasja e Klodian Rashës, priten protesta në Tiranë

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave “Shqiponja”, ka ngjallur një revolt të madhë në shoqërinë shqiptare. Qytetarët po organizohen përmes rrejteve sociale për të protestuar në orën 16:00 përpara ministrisë së Brendshme. Thirrja qytetare kërkon angazhim të gjithë shoqërisë në protestën e sotme në orën 16:00 para ministrisë.

Thirrja e organizatorëve

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rashës në mes natës në pragun e derës së shtëpisë, në çdo rrethanë të mundshme, është një këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë në vend. Pa dhënë një arsyetim logjik dhe ligjor të bazuar, një person me uniformën e Policisë së Shtetit, ekzekuton një të ri “se dyshonte që ishte kërcënim për rendin”. Më datë 09.12.2020, në orën 16:00 para ministrisë së Brendshme, PROTESTOJMË!

Tubimi do të jetë paqësor dhe në zbatim të protokolleve të pandemisë, pjesmarrjen nuk e përcaktojmë ne, por se sa është ndjeshmëria qytetare për rëndësinë e jetës. Jeta është më e rëndësishme se dyshimi i një efektivi. Të gjithë me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy