Në Itali ditën e sotme janë rregjistruar 8824 raste të reja me koronavirus. Një shifër e cila tregon një ulje konstante të shifrave me pak javë më parë, në një kohë kur kryeministri Conte ka deklaruar se jan vendi i parë në Europë që kanë bërë më shumë vaksina ndaj COVID-19.
Në uljen e numrit të rasteve përsa i përket ditës së sotme kanë ndikuar edhe tamponët, të cilët kanë qenë më pak.
Ndërkohë po në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 337 të vdekur. Rajoni më i goditur vijon të jetë Veneto, ndërsa edhe Lombardia ka patur sot 1/3 e rasteve të përgjithshme.



