Amnistia fiskale, Berisha: Rama po sfidon shqiptarët dhe ndërkombëtarët

Amnistia fiskale, Berisha: Rama po sfidon shqiptarët dhe ndërkombëtarët

Edi Rama, u servir shqiptarëve çdo ditë në qëndrim e vendime dhe projektligje e ligje, interesat e krimit, të mafies dhe të klanit të tij personal, duke bërë avokatinë e këtyre interesave, Edi Rama vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve, errëson dritën në të ardhmen e tyre.

Kështu deklaroi kryedemokrati Sali Berisha lidhur me amnistinë fiskale, ku në një deklaratë për mediat tha se në kundërshtim flagrant, me interesa të çdo qytetari shqiptar, dhe për llogari të klanit të tij mafioz dhe krimit të organizuar shqiptar, Edi Rama sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale.

Sipas tij, një nismë e tillë do të thotë një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.

Çfarë do të thotë, një proces gjigand dhe i paparë ndonjëherë, i larjes së parave të krimit, me procedura ligjore nga Shqipëria, që do të thotë, fuqizim i madh i organizatave kriminale dhe mafies shqiptare, në rajon, në Europë dhe në Botë.

Kjo do të thotë injorim tërësor i çdo forme të lirë konkurrence, një goditje fatale për biznesin e ndershëm shqiptar.

Me këtë rast, dënoj me forcën më të madhe, këtë projekt ku i cili Edi Rama për interesa të klanit të tij mafioz dhe të organizatave kriminale shqiptare, kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, kërkon të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme, kërkon të godasë ata të cilët kanë ndërtuar bizneset, jo mbi krimin, drogën, vrasjen, trafiqet, por mbi mendjen, djersën, ndershmërinë dhe integritetin e tyre.

Sipas tij, ky insistim i tij është një ndëshkim i vërtetë për mbarë shqiptarët, është një goditje e rëndë për perespektivën europiane, për të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Berisha paralajmëroi se çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë.

Ndaj dhe thirrja ime është: për çdo parlamentar, të hedhë poshtë me përçmim dhe neveri, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy