Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ka rrëfyer arsyet pse u vendos emra me domethënie të veçantë rrugëve të Kamzës. Në një intervistë për GSH, Mziu shprehet se në kushtet kur Kamza është 20-fishuar dhe po ashtu nevoja për rrugë të reja të emërtuara, më mirë emri i një personaliteti të huaj, sesa atyre që ai i quan “dëshmorë të rremë”.
“Kamza është një qyttet i populluar shumë pas vitit 1990, ku numri i popullsisë gati është 20-fishuar. Për pasojë janë krijuar rrugë të reja dhe ka lindur edhe nevoja e emërtimit të tyre. Sot çdo rrugë ka emër, madje emra krahinash të nderuara, personalitetesh të shquara vendase dhe të huaja. Besoj, biem dakord, është më mirë të kemi një emër të një personaliteti të shquar ndërkombëtar sesa emra të dëshmorëve të rremë”, shprehet ai.



