
Një grup aktivistësh dhe qytetarësh protestuan sot para Kuvendit kundër miratimit të projektligjit për zonat e mbrojtura, në një kohë kur drafti kaloi në Kuvend me 74 vota pro.
Protestuesit e konsideruan këtë projektligj një atentat ndaj natyrës dhe të ardhmes së Shqipërisë.
Aktivistët thanë se pas projektligjit fshihen interesat e oligarkëve për t’i kthyer zonat e mbrojtura në kantiere ndërtimi.
Ata u bënë thirrje ligjvënësve që të mos e votojnë këtë projektligj, duke e konsideruar atë masakrues.



