Rusia po na shantazhon për gazin, por Evropa është e përgatitur.
Kështu deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, duke paraqitur planin emergjent për gazin.
Ne nuk po fillojmë nga e para, por duhet të bëjmë më shumë. Duhet të përgatitemi për një mbyllje të plotë të gazit rus. Është një skenar i mundshëm, i cili do të ketë ndikim në të gjithë Bashkimin.
Ndërkohë kujtojmë se Shtetet e Bashkuara do të shpallin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në ditët në vijim.



