Murseli: Ballkani i Hapur ka përfunduar, e paqartë çfarë synonte të arrinte. Serbët fituesit më të mëdhenj

Murseli: Ballkani i Hapur ka përfunduar, e paqartë çfarë synonte të arrinte. Serbët fituesit më të mëdhenj

Doktori i Sociologjisë Politike në Maqedoninë e Veriut, Faton Murseli thotë se nisma e Ballkanit të Hapur ka përfunduar kjo edhe bazuar në deklaratën e kryeministrit Edi Rama që Ballkani i Hapur e ka arritur synimin e tij që të përshpejtojë Procesin e Berlinit.

Duke folur në emisionin “MCN Economy”, Murseli deklaroi se nuk ekziston ndonjë hulumtim se çfarë synonte të mëtonte kjo nismë dhe se duhej një hulumtim shkencor se çfarë ishte kjo nismë, çfarë synonte të arrinte dhe cilat janë synimet e saj.

Drupal Ad

Nga politikanët u trumbetua shumë se filloi si nismë e karakterit ekonomik, vetë sekretari amerikan i shtetit Blinken tha se është e karakterit ekonomik, më tej u zgjerua dhe mori dhe karakter politik.

Ballkani i Hapur për shkaqe ekonomike dhe jo politike, nuk ka një elaborim konkret, të qartë se çfarë duhet të ishte kjo nismë dhe si duhet të zhvillohej.

Marrëveshjet ishin më shumë në fushën energjetike, në fushën e bashkëpunimit rajonal ekonomik, të gjitha këto janë të përfshira në Procesin e Berlinit.

Nuk ka pasur nevojë të krijohej një nismë e re, kur në Procesin e Berlinit i ke të gjitha këto. Për më tepër kur në vjeshtë samiti i Procesit të Berlinit mbahet në Ballkan.

Çdo bashkëpunim fqinjësi e mirë sjell rezultate pozitive, kjo duhet të artikulohet mirë edhe nga strukturat që e krijuan ish-kryeministri i Maqedonisë Zaev, kryeministri Rama dhe kryeministri Vuçiç.

Edhe për shkak dëshirës tonë të madhe për të hapur dyert të kemi lëvizje të lirë të njerëzve dhe të mallrave, por edhe në atë lëvizje të lirë kush fiton më shumë.

Del që fitues më të mëdhenj janë serbët dhe jo pa arsye nisma e Ballkanit të Hapur është komentuar si nismë që i hapë rrugë Serbisë dhe më tej Rusisë që të ndikojë në Ballkan.

Ndërkohë rezultojnë të njëjtat lëvizje të punëtorëve si më parë.

Dukej si nismë e mirë por për shqiptarët doli nismë negative, pasi Serbia për të ulur Kosovën si vend i barabartë në Ballkanin e Hapur, së pari Serbia duhet ta njohë si shtet.

Serbia duhet të angazhohet politikisht për shqiptarët e Luginës, se çdo shqiptar që thyen ndonjë ligj të shtetit serb, detyrohet të gjykohet ose në Nish ose në Beograd, ku të gjithë të punësuarit janë shtetas serbë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy