Politologu Ilir Kalemaj, për shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut në Kosovë, duke dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit thotë se po rrezikohet siguria e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se faktori ndërkombëtar e ka marrë seriozisht sigurinë e Kosovës.
Është e disata ngjarje sabotimi që ka elementë të luftës hibride në territorin e Kosovës.
Ngjarja famëkeqe e Banjskës mori dënim ndërkombëtar, të njëjtin dënim mori dhe ngjarja e djeshme.
Pashë deklaratat e ndërkombëtarëve që kërkuan që faktorët të vihen para drejtësisë.
Pashë deklarata në sinkron të të gjitha vendeve të Bashkimit Europian.
Fakti që të gjithë e kanë dënuar këtë sulm dhe Banjskën dhe që kërkojnë hetimin dhe dërgimin para drejtësisë, tregon se faktori ndërkombëtar i ka marrë seriozisht sfidat e sigurisë me të cilat përballet Kosova.
Gjithë vija kufitare është e koordinuar nga KFOR dhe Forca e Sigurisë së Kosovës e kanë bërë punën e tyre, por këto janë elementë sabotimi dhe lufte hibride.
Sot lufta bëhet përmes asaj që quhet luftë hibride, luftë e pashpallur, pa një datë fillimi dhe mbarimi, kërkon destabilitet, kërkon elementë të sabotimit, apo akteve terroriste, spiunazhi, elementë të infiltrimit të trupave paramilitare.
Sipas tij, grupet në Serbi janë të sponsorizuara nga Rusia.



