Kacani: Zhvendosja e Bibliotekës Kombëtare është përjashtuese për Tiranën dhe kombin (VIDEO)

Kacani: Zhvendosja e Bibliotekës Kombëtare është përjashtuese për Tiranën dhe kombin (VIDEO)

Urbanisti Artan Kacani tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se zhvendosja e Bibliotekës Kombëtare është përjashtuese për kombin dhe për vetë qytetin e Tiranës.

Ne sot nuk kemi një planifikim të mirëfilltë se çfarë do të thotë një qytet i leximit, se çfarë do të thotë një qytet i literaturës, se çfarë do të thotë një qytet i aksesit ndaj librave. Këtë gjë e arritën nëpërmjet decentralizimit të shërbimit të letërsisë. Për momentin ne kemi vetëm një përqendrim të këtij kapitali kulturor dhe përdorimi për qëllime politike duke e përdorur ashtu si në vitet ’60 edhe tani duke e zhvendosur nga një vend në tjetrin. Duhet të kujtojmë që hartuesi i planit rregullues i Tiranës që ka marrë 700 mijë euro, ka hartuar një plan që është modifikuar 3 herë dhe tashmë është në arrest në shtëpi për akuzën e falsifikimit ose ndërhyrjes në tenderimin e bibliotekës së Milanos.

Është shumë përjashtuese. Nuk mund të jetë përjashtuese për të ardhmen e vetë kombit por njëkohësisht dhe për vetë të ardhmen e qytetit  si vatër e kulturës dhe identifikimit të vet.

Është e vërtetë që ne kemi të bëjmë me një sistem kadastral të mbivendosur të përzier, ku sistemi koordinativ nuk përputhet, kemi të bëjmë me harta të ndryshme. Ajo çfarë më frikëson mua është subjektivizmi i interesave publike në qytet për qëllime të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy