Një shkëndijë elektrike shkrumbojë në pak minuta banesën e familjes Karamuça në lagjen 5 Maji në qytetin e Elbasanit duke lënë në qiell të hapur 3 anëtarët e saj.
Të pastrehë tashmë, çifti i bashkëshortëve dhe djali vetëm 12 vjeç flenë tek fqinjët, të cilët u kanë hapur dyert. Shefikat Karamuça mes lotësh thotë se jo vetëm iu dogj shtëpia por djali ka pësuar traumë.

47 vjeçarja është e vetmja që punon, pasi bashkëshorti është invalid. Lutja e saj është ta ndihmojnë të strehohet në këto ditë të ftohta dimri.
Viti i Ri po afron, por për familjen Karamuça në Elbasan nuk ka motiv për të festuar. Lutja e kësaj gruaje e cila ka nevojë për ndihmë i drejtohet Shqiptarëve dhe institucioneve përkatëse mos ta lënë vetëm.



