Rusta: Ilir Meta u dërgua te burgu "313"-të me kërkesë të tij (VIDEO)

Rusta: Ilir Meta u dërgua te burgu "313"-të me kërkesë të tij (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bëri me dije se ish-Presidenti Ilir Meta e ka kaluar natën në Dhomën e Observimit, ose në IEVP-në e burgut "313"-të.

Gazetari thotë se ka qenë vet Meta që ka kërkuar të qëndrojë te 313-ta për të patur mundësi takimi me të shpeshtë me familjarët.

Pasi GJKKO ka miratuar arrestin në qeli për ish-Presidentin dhe kreun e PL Ilir Meta, mbrëmjen e djeshme ai është akomoduar duke e kaluar në Dhomën e Observimit, pranë IEVP Jordan Misja, ose i njohur ndryshe 313-ta. Ka kaluar në një ambient që ka vetëm tualet edhe krevat për shkak se Dhoma e Observimit kërkon që 24 orët e para personat që kalojnë në regjimin e burgut të monitorohen për sjelljet e tyre, oraret e gjumit, veprimet që mund të kryejnë, apo nevojat që do të paraqesin. Personi i parë dhe i vetëm që e ka takuar është avokati Genc Gjokutaj. Çdo takim tjetër duhet të miratohet nga prokuroria e posaçme, për shkak se ai konsiderohet person i ndaluar, ende nën hetim. Mesditën e sotme pritet që z.Meta të kalojë në një dhomë burgu ku do qëndrojë i vetëm. Janë akuza mjaft të rënda, që kanë një marzh nga gjobë deri në 12 vite burg. Këto masa pritet të apelohen në Gjykatën e Apelit, ku z.Meta do të kërkojë lirinë nga burgu. Ndarja e parburgimeve, burgjeve, bëhet me një vlerësim me Drejtorinë e Burgjeve dhe kërkesat e vet personave të dënuar, apo vendimeve të gjykatës. Për afërsinë me territorin e vendbanimit dhe rezidencën, z.Meta në diskutimet me administratën e burgjeve ka kërkuar vetë që të qëndrojë i izoluar në 313-ta, për t’i dhënë mundësi takimi me familjarët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy