
Bashkia e Tiranës ka planifikuar një sërë aktivitetesh për Kampionatin Botëror dhe Natën e Bardhë. Në studion e Stay Tuned, Anuela Ristani, nënkryetare e bashkisë tha se do të vijohet me traditën e fun zone, pavarësisht temperaturave që pritet të ulen.
Këtë vit do të ketë një lloj kombinimi me tregun e Krishtlindjeve. Do nisë herët por do zgjasë më shumë.
Ndërsa lidhur me festat e nëntorit, Ristani tha se aktivitetet do të përfshijnë yje ndërkombëtarë të skenës muzikore, duke lënë të kuptohet edhe praninë e Dua Lipës.
Për Natën e Bardhë kemi shumë surpriza. Bëhet fjalë për yje ndërkombëtarë. Nuk flasim më thjesht lokalisht. Nuk dua të prish punë kontraktuale të atyre që janë munduar të na përkrahin gjatë gjithë vitit.
Sunny Hill si shumë aktivitete të tjera kanë shkuar përtej entuziazmit. E rëndësishme është shija që të lë qyteti.



