
Një 45-vjeçar dhe dy djemtë e tij janë shpallur në kërkim pas një konflikti në fshatin Tetaj të Tropojës.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasit N. M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç së bashku kanë plagosur me thikë shtetasin P.Gj 43-vjeç.
Gjithashtu këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volkswagen” 43-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim.



