
Mijëra besimtarë janë mbledhur këtë të premte që në orën 6 të mëngjesit në bulevardin dëshmorët e kombit për të falur namazin e Fitër Bajramit.
Festa e Bajramit vjen pas 30 ditëve agjërim.
Sipas kreut të KMSH-së, Skënder Bruçaj, festa e Fitër Bajramit është kohë e takimeve vëllazërore, është momenti i shprehjes së dashurisë dhe respektit për të gjithë.



