GJKKO lë në burg Flodian Plakun dhe ish-shefin e Krimeve Rezart Kuçi, pjesë e grupit të Inez Hajrulla

GJKKO lë në burg Flodian Plakun dhe ish-shefin e Krimeve Rezart Kuçi, pjesë e grupit të Inez Hajrulla

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi në seancën e sotme, masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun dhe ish-shefin e Krimeve Rezart Kuçi, të cilët u arrestuan të shtunën.

 

Vendimi u komunikua pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila i akuzon dy të ndaluarit si pjesë të një grupi kriminal që dyshohet se drejtohet nga Inez Hajrulla.

 

Sipas hetimeve paraprake, grupi dyshohet të jetë i përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale, ndërsa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rolit të secilit prej personave të përfshirë.

 

Ndërkohë, Inez Hajrulla është shpallur në kërkim. Ai ka qenë disa herë objekt i atentateve, të cilave ka arritur t’u shpëtojë. Policia ka zhvilluar kontrolle të shumta në disa baza ku dyshohej se ai qëndronte, por deri më tani nuk është bërë e mundur kapja e tij.

 

Gjatë operacionit të së shtunës u arrestuan dy të dyshuarit dhe nga hetimet e SPAK u zbardhën dy atentate mafioze të ndodhura pesë vite më parë. 

 

Bëhet fjalë për vrasjen e Gentjan Qarrit më 6 shkurt dhe ekzekutimin e Bledar Birçajt më 10 mars të vitit 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy