Protesta, Basha: Nuk tërhiqemi para asgjëje

Protesta, Basha: Nuk tërhiqemi para asgjëje

Pas akuzave të qeverisë dhe ndërkombëtarëve për dhunë në protestën e djeshme të opozitës pasi organizatorët nuk e mbajtën nën kontroll, ka reaguar kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Përmes një postimi në Facebook, Basha ka deklaruar se opozita nuk ndalet të protestat e saj. Ai ka theksuar se, të drejtën për të protesuar opozita do ta mbrojë me çdo kusht, sepse e ka fituar pas 46 vitesh diktarurë, një nga më të egrat në Europë.

"Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal. Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!”.

Tashmë, Partia Demokratike është e  bindur që  kryeministri Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave, të cilat kanë blerë votat, gjë që sipas tyre faktohet në dosjet 339 dhe 184. Basha ka premtuar se bandat e krimit që janë kundër popullit shumë shpejt do të dalin përpara drejtësisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy